Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës.

Në aksident është përfshirë një automjet tip ‘Benz’ dhe një automjet tip ‘Volkswagen’.

Burime nga Policia bëjnë me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë një  person.

Për shkak të aksidentit, janë shkaktuar radhë të gjata në superstradë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Share: