Kryeministri Rama ka qenë i prerë teksa ka deklaruar sot se futet apo jo opozita e dalë nga Kuvendi në zgjedhje, nuk është më detyrë e shumicës.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama ka theksuar se “detyra jonë është të fitojmë zgjedhjet dhe të vazhdojmë një beteje të madhe aspak të lehtë, e të përballem me të metat dhe gabimet tona e të përmirësohemi cdo ditë për të qenë cdo ditë e më të vlefshëm për njerëzit”.
Gjatë fjalës nuk e ka kursyer edhe ironinë për kreun e PD-së dhe videot live që poston së fundi nga makina, gjatë udhëtimeve në turin që ka nisur në vend.
Pjese nga fjala e Rames
Mbi ne balta e tyre na shton jetën, na forcon dhe na e zgjat kohën e qëndrimit në krye të detyrës, se shumica e shqiptarëve jo vetëm nuk janë të gatshëm ti hanë ato broçkulla, por revoltohen nga ato dhe pavarësisht të gjitha arsyeve për të pasur pakënaqësi, kritikë, mërzi e më shumë e më shumë kërkesë ndaj nesh, e ka shumë të qartë që ka vetëm një forcë që e con vendin përpara, PS.
Ata kanë ikur, ata janë në të drejtën e tyre të ikin, të mos marrin pjesë në zgjedhje, detyra jonë është të mos pengojmë askënd, por jo të bindim të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje, detyra që nuk i kemi nuk kemi pse ti marrim përsipër, futen ato, apo jo nuk është detyra jonë, detyra jonë është të fitojmë zgjedhjet dhe të vazhdojmë një beteje të madhe aspak të lehtë, e të përballem me të metat dhe gabimet tona e të përmirësohemi cdo ditë për të qenë cdo ditë e më të vlefshëm për njerëzit
Mundësitë për dialog i kemi diskutuar këtu, ata kanë një karrige vëzhguesi në Komisionin për reformën zgjedhore dhe kanë status të vecantë se mund të vendosin edhe veto për gjëra që nuk janë dakord, se ne nuk duam që ata të asgjësohen, duam ti mundim në 2021 me rregulla të përcaktuara e dakordësuara bashkërisht.
Deri në 2021 janë kohë të përgatiten të përmirësojne edhe selfiet nga vetura dhe në momentin e përballjes elektorale të shikojnë se çfarë mendon populli shqiptar.
Çelja e negociatave/ Rama sulmon opozitën: Po u jep ushqim forcave që janë kundër zgjerimit të BE
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për procesin e çeljes së negociatave teksa ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyra për të nisjen e dialogut me BE-në.
Por Rama ka thënë se në Shqipëri janë disa forca politike që janë rreshtuar qartë për hapjen e negociatave, ndërkohë që dhe disa forca të tjera, që sipas tij janë vendosur kundër.
Rama ka sulmuar opozitën duke thënë se po i japin ushqim vendeve që janë kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë.
“Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për në BE. Është shumë e rëndësishme për të gjithë që të kuptohet se çelja e negociatave është një vendim që merret nga Këshilli Europian, bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare.
Nëse raporti ndërtohet mbi kritere ekskluzivisht teknike, duke konfirmuar detyrat për çeljen e negociatave, vendimmarrja ne KE është rezultat i debatit të brendshëm, e ku subjektiviteti politik i vendeve ka rolin e vet, te ky subjektivitet duhet të jemi shumë të qartë që ndikimi ynë është relativ dhe në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë qartësisht të rreshtuara në funksion të integrimit dhe çeljes së negociatave, dhe kam parasysh të gjithë ata që janë të pranishëm në këtë Kuvend që përfaqësojnë atë pjesë dërrmuese të opinionit publik dhe shkojnë në vazhdën e një tradite .
Nga brenda vendit, u jepet forcave kundër zgjerimit e nuk e mirëpresin çeljen e negociatave një ushqim kundër interesave të këtij vendi, kjo është shumë e thjeshtë dhe lehtësisht e kuptueshme nga kushdo, nuk ka asnjë justifikim për eksportimin dhe nxitjen e konflikteve të brendshme në funksion të kësaj vendimmarrje dhe krijimit të aleancave me forca që janë kundër zgjerimit.
Nga pikëpamja e unitetit politik jemi sot më pas se ç’kemi qenë për vite e vite të tëra në të shkuarën, ku pavarësisht sherreve që e kanë shoqëruar zhvillimin demokratik të vendit, forcat politike kanë qenë gjithmonë në funksion të këtij objektivi të palëvizshëm”, theksoi Rama.