Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga grabitja e 10 milionë eurove brenda avionit në aeroportin “Nënë Tereza”, kreu i qeverisë Rama ka vendosur të reagojë.
Në të njëjtën linjë me ministrat e qeverisë së tij, ai fajëson kompaninë kineze për mungesën e sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”.
Kryeqeveritari garanton se shteti shqiptar nuk pranon më justifikime, pasi shteti shqiptar do ta marrë vetë kontrollin e aeroportit, ndërsa nuk lë pa shigjetuar edhe kundërshtarët.
“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, ka shkruar Rama në Tiwitter.