Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për grabitjen e miliona eurove ditën e djeshme në Rinas.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Basha tha se nuk ka asnjë përpjekje për të luftuar krimin
“Kur në Rinas, që eshte zona më sigurinë me të larte në vend kryehet grabitje me armë e avionit te linjës nderkombetare ne mes të ditës. Çdokush e kupton se në çfare niveli është policia, se në çfarë niveli eshte katandisur rendi dhe siguria. Kjo ndodh kur Shqipëria ështe bere qender e krimit nderkombetar, baze operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetem nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave te krimit nga vete qeveria me ndertimet dhe projektet korruptive ne ndertim, inceneratore, turizem dhe PPP”, tha Basha ndër të tjera.