Shkrumbohet një makinë në në aksin rrugor Elbasan-Papër. Makina u përfshi nga flakët në ecje, ndërsa brenda saj ishte një çift bashkë me fëmijën. Falë ndihmës së kalimtarëve familja ka arritur të shpëtojë për mrekulli, ndërsa makina është djegur tërësisht.
Rreth orës 15.50 një automjet u pērfshi në flakë ndërsa qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Elbasan -Peqin. Ngjarja ndodhi në Papërr dhe në automjet ndodhej një çift së bashku me fëmijën e tyre. Zjarri që ka shpērthyer në automjet ka patur përmasa tē frikshme dhe çifti është shokuar. Atyre ju kanë shkuar për ndihme kalimtarët dhe banorët e familjeve pranë vendit të ngjarjes që kanë arritur të shpëtojnë çiftin dhe fēmijën e tyre. Për shkak tē flakëve ata kanë pësuar dëmtime fare të lehta.
Ndërkohë shērbimi zjarrfikës ka shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe ka shuar flakët .Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila fatmirësisht nuk pati pasoja serioze.