PS bëhet gati të hyjë në zgjedhje, ja kërkesa në KQZ

Politikë

Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019.

Kërkesa e siguruar nga gazetari Ergys Gjencaj, mban firmën e Sekretares për Koordinim Elektoral, Blerina Gjylameti.

foto galeri

Socialistët janë të vendosur të shkojnë në zgjedhje edhe nëse opozita nuk merr pjesë, si një detyrim ndaj qytetarëve që i kanë votëbesuar, siç shprehet edhe vetë kryeministri Rama.

Ndërkohë nga ana tjetër opozita e bashkuar ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet e do të vijojë me protestat. Ajo e radhës është paralajmëruar më 13 prill.

 

/BW

Share: