Aksidentoi këmbësorin, Policia sqaron ngjarjen ku u përfshi gazetarja e njohur

Kronikë

Mesditën e kësaj të diele gazetarja Mira Kazhani duke drejtuar automjetin e saj, në autostradën Tiranë-Durrës, ka aksidentuar një person, i cili ndodhet në spital.

Policia e Tiranës në një njoftim, bën me dije se këmbësori ka qenë në tentativë për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, duke i dalë makinës para.

Kazhani është ndodhet në ambientet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 15:10, në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti me drejtuese shtetasen E.K., është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit.

Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share: