Fëmijëve që rrinë para ekraneve për shtatë orë në ditë ose më shumë, po u hollohet lëkura e trurit para kohe.
Ky është rezultati alarmues i një studimi të vazhdueshëm me vlerë 300 milionë dollarë, i cili financohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe tregon rezultatet e efekteve të teknologjisë tek fëmijët.
Sipas studimit, fëmijët janë në rrezik të përkeqësimit të funksionit të kujtesës së tyre, aftësive të perceptimit dhe aftësive konjitive.
Për të arritur në këto përfundime, hulumtuesit analizuan trurin e të paktën 4500 fëmijëve.
Shkencëtarët janë në proces të ndjekjes së më shumë 11.000 personave nga 9 deri në 10 vjeç, në një vazhdimësi prej një dekade.
Një imazh i një truri ndërsa një fëmijë kryen një detyrë të kujtesës, të lëshuar nga kërkuesit e ABCD. Rajonet në të verdhë dhe të kuqe janë më aktive. Teknologjia moderne si smartfonë, tableta dhe video lojërat po ndryshojnë fizikisht trurin e fëmijëve
Qëllimi i studimit, i quajtur Zhvillimi Konjitiv i Trurit të Adoleshentëve, është të tregojë gjithashtu se si koha para ekranit ndikon në zhvillimin emocional dhe në shëndetin mendor.
Po ashtu, studiuesit përcaktuan se fëmijët që shpenzojnë më shumë se dy orë në ditë para një ekrani, shënojnë rezultate më të ulëta në testimin e të menduarit dhe të gjuhës.
Lëkura e trurit është shtresa më e jashtme e indit nervor që përpunon informacionin nga bota fizike.
Lëkura është kritike për funksionet konjitive, siç janë perceptimi, gjuha, kujtesa dhe ndërgjegjja, por që hollohet tek njerëzit e rritur që fillojnë të plaken.
Edhe pse dallimet ishin të dukshme për pjesëmarrësit në studim që shpenzonin më pak kohë duke përdorur pajisjet “e zgjuara”, drejtori i studimit paralajmëroi se nuk do të arrinin ende në një konkluzion.
Gaya Dowling, një doktor që po punon me projektin, tha se nuk do të arrinin ende në një konkluzion pasi nuk janë plotësisht të sigurt se po shkaktohet nga përdorimi në rritje i teknologjisë moderne