Kritika për çmimin e atleteve, gruaja e Macron thotë atë që askush s’e priste

Aktualitet

Brigitte Macron ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të veshjes së saj, gjatë një vizite në Egjipt. Gjatë vizitës në tempullin e Abu Simbel, Zonja e Parë kishte zgjedhur të vishte një palë atlete të “Louis Vitton” çmimi i të cilave varion nga 580 deri në 800 euro.

Menjëherë në rrjet kanë shpërthyer kritikat për çmimin e kripur të atleteve të 65-vjeçares. Edhe mediat i janë kundërvënë Macron, teksa një nga komentet e bëra prej tyre ka qenë:

“Gruaja e Presidentit shkel mbi rrogën e një punëtori të nivelit të ulët.”

Këto kritika kanë marrë përgjigjen që nuk pritej, teksa Brigitte tha:

“Janë të marra hua. Veshjet nuk i përkasin zonjës së parë. Kështu funksionon, në mënyrë që të mos rëndohet shteti, por në të njëjtën kohë iu bëhet reklamë stilistëve francezë.”

Share: