Gazetari Olti Curri ka ironizuar së fundmi reperët shqiptarë, të cilët sipas tij e kanë zhytur standardin e muzikës rep në tualet.
Madje blogeri i njohur për të treguar standardin e muzikës rep, mori si shembull edhe këngën e fundit të Ledrit, “Menemadhe”.
“Bravooo Ledri, bravo se e keni zhyt standartin në wc. Ja për shembull, kënga e fundit e Ledrit, një pjesë e tekstit: “Ty t’kam prish unë, mu m’ke prish ti. Ti sun merr seriozisht e as unë ty en’shpi. Ti m’ke kqyr si gjys e 1 e gjys ti, Unë n’nshpi në 2 e gjys e 3 e gjys ti”.
Më pas Olti ka vendosur që të sqarojë deklaratën e tij. Ai shprehet se mori thjesht një shembull nga teksti i këngës së Ledrit dhe se ky i fundit do të njihet si i pari që pranoi se është ulur standardi artistik në Shqipëri e Kosovë.