16 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shëprthimit të një bombule gazi në një bllok pallatesh në San Claudio, të Madridit.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
Duke qenë se shpërthimi ka ndodhur në katin e fundit të një pallati 16 katësh, si rezultat i valës së goditjes shumë tulla kanë rënë në tokë dhe për pasojë shumë kalimtarëve u është rrezikuar jeta, ndërsa shumë automjete kanë pësuar dëmtime.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur oficerët e policisë, të cilët kanë bllokuar zonën e rrezikut.
Dëme të shumta kanë pësuar edhe banesat përreth, të cilave u janë thyer xhamat e dritareve.