Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së delegacionit të BE, ku u bëri thirrje palëve politike për dialog dhe zgjidhjen e krizës.
Në një shënim në twitter Rama thotë se është plotësisht dakord me delegacionin e BE, ndërsa shton se “kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë”.
“Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë!
Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë.
Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”- shkruan Rama në twitter.