Korab Lita, do të jetë deputeti i 100 që do t’i bashkohet listës së deputetëve të cilët kanë marrë mandatin.
Lita është futur nga radhët e PD, në qarkun e Tiranës, duke u bërë kështu deputeti më i ri mandatuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Në seancën e kaluar të Kuvendit u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi. Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017.
Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit të opozitës së bashkuar. Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD në qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.
