Ligjvënësit e Mbretërisë së Bashkuar sërish nuk ia dolën të bien dakord për një alternativë lidhur me planiin për Brexit të Kryeministres Theresa May, duke zgjatur kështu bllokimin politik. Deputetët kanë votuar për hapat e mundshëm të ardhshëm për Brexit, në një përpjekje për të thyer bllokadën në Parlament.
Ata votuan për katër opsionet për largimin nga BE-ja, duke përfshirë edhe opsionin për një bashkim doganor dhe një marrëveshje të stilit Norvegjez duke e mbajtur Britaninë e Madhe në tregun e vetëm por asnjëri prej tyre nuk e fitoi shumicën.