Aktorja e njohur, Zamira Kita, ka zbuluar së fundmi se ka pasur raste kur është mërzitue nga puna me meshkujt dhe ka shkuar në shtëpi duke qarë.
Një ditë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, bashkë me regjisoren Driada Dervishi, për të folur rreth projektit të tyre “8 femrat”.
Gjatë bisedës në studio, Zamira pranoi se është shumë më e lehtë të punosh me femrat, pasi meshkujt gjithnjë pretendojnë se janë më të aftë dhe mund të bëjnë më shumë.
“Ndërkohë, ne na ka qëlluar të punojmë me meshkuj dhe kam shkuar në shtëpi duke qarë. Se ka pasur raste të tilla, epo mërzitesh…”, tha ndër të tjera aktorja.
Ndërkohë kujtojmë se komedia me nota muzikali, “8 femrat” ka nisur shfaqjet edhe në Tiranë, pas suksesit në qytetin e Korçës.
Duke folur rreth shfaqjes, Zamira është shprehur se arma e fortë e kësaj komedie qëndron te kasti që përfshin emrat e aktoreve më të mira të skenës shqiptare.