Fatos Lubonja ka komentuar fjalën e kryeministrit Edi Rama për analistët në studiot televizive të cilët i konsideroi si “derra”.
Ai shprehet se Rama po vijon të imitojë diktatorin Enver Hoxha teksa siguroi që nuk mund të etiketohen ashtu.
Ai theksoi në emisionin të “Pa Ekspozuarit” në News 24 se ata që mbësgtesin shefin e qeverisë janë derra.
Lubonja mes tjerash iu drejtua drejtuesit të emisionit, Ylli Rakipit me emrin ‘Kadri’.
“Zoti Kadri thuaj tashmë! Kjo mund të shikohet në dy kënde. Mund të shikohet me satirë dhe me dramë. Është një lloj tragji-komedie. Po imiton një Enver Hoxhë në një kohë tjetër.
Historia përsëritet si tragjedi edhe herë të tjera dhe jo njëherë. Unë e kam me ata derrat që janë të shtrirë aty para atij.
Ata rrinë dhe duartrokasin para atij, kjo është drama e atyre që duartrokasin.
Nuk mund të mos lexosh edhe gjithë inkoshientin e këtij njeriu. Sikur të këtë me vërtet pushtetin e Enver Hoxhës, çfarë do të kishte bërë. Ky do ta kishte mbush vendin me kampe.
Ky është një njeri që nuk pranon kritikën. Ai është një diktator në potencë.
Nuk na thua të paktën faleminderit, sepse këta Kadrinjtë shpëtuan 20 milionë euro”, tha Lubonja.