Aksidenti në Elbasan, makina përplas çiftin, gruaja në gjendje të rëndë

Kronikë

Një aksident i rëndë është raportuar sot në aksin rrugor Elbasan – Peqin.  Një automjet ka përplasur çift këmbësorësh.

Sipas korrespondentes së “Panorama”, gruaja është transportuar në spital, por është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që policia në informacionin e saj paraprak, informon se çifti është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që behet e ditur se është shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, i cili është shtetasi M.B.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Peqin- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin M.B., ka  aksidentuar dy shtetas ( bashkëshortë), këmbësorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Share: