Alfred Lela: Top Channel e bëri sërish ‘rilindas’ Ben Blushin. Ai i “Koha Jonë” ka vdekur

Kryesore Kulturë Politikë

Alfred Lela është zhgënjyer nga drejtimi i Top Channel, nga Ben Blushit.

Sipas tij, ai e ktheu TCH në një televizion pro-qeveritar, duke parë vetëm interest e veta dhe të pronarëve.

“Para një viti e ca, kur Ben Blushi mori detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, nuk mund të mos e salutoja me një editorial te Politiko. Jo se ai kishte nevojë për njatjetën time, por mendoj se peizazhi mediatik shqiptar, me mediat tradicionale (mainstream apo të vjetra), në flirt të përhershëm me pushtetin, ia ndjente nevojën faktit që një ish-deputet socialist, i paraqitur publikisht si alternativë e Ramës, të merrte drejtimin e televizionit kryesor në vend, i cili kishte filluar të lëshonte regëtima opozitarizmi ndaj kryeministrit.

Në këtë kryqëzim shpresoja se do takoheshin, si nevoja balancuese e shoqërisë dhe e medias për një front kundërshtimi ndaj pushtetit, gjithnjë e më shumë të panginjur të Ramës, ashtu dhe përvoja e kahershme e Blushit opozitar.

Por, Blushi i ‘Koha jonë’ i përket, me sa duket, një kohe që nuk vjen më”, shkruan Lela.

“Tempi dhe tehu opozitar, që ai gjeti në syth të shpërthimit, u mpakën nga dita në ditë dhe Top Channel u bë shpejt një media pro-qeveritare. Edhe në kauza të mëdha, që kanë të bëjnë me të shkuarën dhe të ardhmen, të cilat një shkrimtar i ardhur nga politika dhe i arratisur në menaxhment, duhet  t’i përqafojë si të tijat- me çfarë ka mbetur nga intelektuali i rrudhur në menaxher-, Blushi nuk mundi, nuk deshi apo nuk diti të takohej me pretendimet e retorikës së vet publike.

Teatri Kombëtar dhe protesta e studentëve nuk e panë ditën e diellit në kronikat, dhe aq më pak në linjën editoriale të Top Channel.  Sigurisht, Topi është një kanal i madh dhe rrjedhimisht ka të tilla edhe interesat. Madhësia nuk pritet të jetë madhështi, por interesat private apo tregtare duhet të përputhen diku me të publikut.

Sepse, media është një gjë publike edhe kur është private”, vijon më tej Lela, shkrimin e tij.

Share: