Përfaqësuesja e Kosovës u ndal në barazim 1-1 ndaj Bullgarisë, në një ndeshje ku “Dardanët” patën të gjitha shanset për ta fituar, duke parë lojën dhe rastet që lojtarët e trajnerit Challandes krijuan.
Gjithsesi Kosova ia doli të qëndrojë e pamposhtur për ndeshjen e 12-të radhazi, duke vendosur rekord botëror sa i takon ndeshjeve radhazi që nuk ka pësuar humbje.
Skuadra me lojtarë të rinj, por me talent të madh ia ka dalë të jetë e pamposhtur që nga nëntori i vitit 2017.
Më pas vijoi me Ligën e Kombeve përgjatë vitit 2018 dhe së fundi me dy barazimet ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë, ndeshje të cilat mund t’i kishin fituar.
Ndeshje të pamposhtur:
Kosova – 12
Afrika e Jugut – 11
Mali – 9
Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Portugali dhe Serbi – 8
Brazil, Angli, Marok, Nigeri dhe Katar – 7