Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë së Tiranës mbi lobimin e PD-së në SHBA duke e cilësuar atë si të paligjshme, të gënjeshtërt dhe të gatuar politikisht.
Sipas PD-së, dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.
Partia Demokratike thekson se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017, shkruhet në deklaratën e PD.
Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.
Basha dha sot sqarime për 90 minuta në Prokurori në lidhje me hetimet për financimet e fushatës së PD-së në Amerikë.