Kur datojnë bibliotekat tona të para?

Kulturë Libri

Biblotekat e para shqiptare në truallin e Shqipërisë njihen që në shek. IV p.e.r.

Ishin të përmendura bibloteka e Apolonisë, e Dyrrahut dhe e Finiqit.

Gjatë mesjetës u shtuan sidomos bibloteka pranë institucioneve fetare, ku ruheshin edhe kodikë e dorëshkrime të rralla.

Në shek. XIII-XVI përmenden bibloteka e Gjirokastrës, Filatit dhe Himarës.

Në mes të shek. XVIII Korça kishte një bibliotekë me 4000 vëllime.

Gjatë Rilindjes Kombëtare nisi krijimi i biblotekave pranë shoqërive e klubeve patriotike.

Pas Pavarësisë u ngritën biblioteka publike në Tiranë, në Korçë, Elbasan, Shkodër.

Pas Çlirimit u rrit me shpejtësi numri i bibliotekave dhe u pasuruan fondet e tyre.

Share: