Gjykata e Apelit heq dënimin me ‘burgim të përjetshëm’ për Dritan Dajtin

Aktualitet Kronikë

Dritan Dajti nuk do të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve të policisë por me 25 vjet burg.

Gjykimi i shkurtuar është aplikuar nga Apeli i Krimeve të Rënda.

Në 2009, Dritan Dajti vrau 4 efektivë të policisë në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Viktimat ishin Altin Dizdari, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska.

Teksa ka kaluar 10 vite në qeli që prej arrestimit nga policia për vrasjen e katër efektivëve specialë të cilët shkuan për ta arrestuar, Dritan Dajtit i mbetet të kalojë pas hekurave edhe rreth 15 vite burg.

Share: