Marina lë moderimin për një biznes të vetin?

Shkencë & jetë

Marina Vjollca është cilësuar si një ndër moderatoret më joshëse të ekranit.  Ajo u shfaq herën e fundit në “Klan Tv”, në drejtimin e emisionit “C’est la vie”. Që nga ajo kohë, Marina po shihet vetëm nëpër rrjete sociale, ku poston foto dhe video nga udhëtimet e shpeshta që bën me partnerin e saj, reperin Getoar Selimi. Mirëpo, dyshohet së fundmi se moderatorja do të hapë një biznes.

Ajo ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto në të cilën shkruan se kërkon të punësojë njerëz në disa profile. “Jemi duke kërkuar për: stilist, grimier, parukier për stilim flokësh, fotograf, asistente personale. Shkruajeni saktë adresën e email-it”, ka cilësuar Marina duke prodhuar kështu dyshimet e para rreth planeve të saj për të ardhmen.

 

Share: