TIRANE
Gjatë fjalës së tij në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku u zyrtarizua Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën. Kryeministri tha se nuk ka pushtet në tavolinë, ndërsa sipas tij nuk ka tradhtuar besimin e qytetarëve.
“Kohët e fundit e kemi kafshuar shumë gjuhen dhe kemi parë kur kanë sulmuar parlamentin. Ajo parti ka humbur sot fillin. Kemi parë kur kanë sulmuar qeverinë dhe policinë e Shtetit. Kanë sulmuar reformën në drejtësi sa herë nxjerr jashtë prokurorë e gjykatës të korruptuar. Kemi parë që kanë sulmuar Shqipërinë jashtë. Nuk ua kemi kthyer sy për sy e kemi duruar pafund për fshirë edhe kadrinjte e tyre mediatikë. U kemi duruar baltën, vezët e bojën, por ka qenë e kotë. Ata kanë zgjedhur të na gjuajnë me gurë në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur të na mbytin si i mbyturi që të mbyt.