Spiropali: Fatos Nano do jetë në Kongres, por nuk do flasë. Ai flet pa folur

Politikë

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali konfirmon prezencën e ish kryeministrit Fatos Nano në kongresin e Partisë Socialiste ditën e nesërme, por thotë se ish lideri i PS-së nuk do të mbajë fjalim.

Për Ora News, Spiropali tha se Fatos Nano “nuk do të flasë, ai flet pa folur”.

Pjesë nga deklarata e Spiropalit:

Ne vijmë te qytetarët me kokën lartë për sa i përket punëve me Bashkitë që kemi bërë. Për Bashkinë e Durrësit do ta merrni vesh në kohën e duhur.

Nesër është eventi që është lajmëruar kohë më parë dhe eventi i Bashkisë Tiranë. Nesër aty do jenë qytetarë që i besojnë kësaj force politike, vizionit të saj për ndryshim.

Unë shpresoj shumë që të jetë nesër. Patjetër që i është bërë ftesë Fatos Nanos, ish kryeministrit, ish liderit të kësaf partie si dhe u është bërë

Nuk ka nevojë Fatos Nano të marrë fjalën. Flet pa folur. Do jetë aty. Ne nuk e ndajmë Partinë Socialiste, në Rilindje apo… siç e ndajnë në mediume. Për ne është një e tërë.

Ne këtë kongres e bëjmë përpara situatës aktuale politike, dhe të gjitha planet i bëjmë pavarësisht deklaratave të çuditshme. Nuk ka lidhje me ta, pa lidhje me ne, me bashkëqeverisjen me qytetarët.

Nuk e komentoj presidentin e republikës. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Zoti Meta është president dhe do vazhdojë të jetë deri në momentin e zgjedhjeve të tij.

Share: