Kryemadhi: Sulmi ndaj Ralf Gjonit nga regjisori Edi Rama

Politikë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  komenton sulmin me bojë ndaj Ralf Gjonit.

“Nuk kam dijeni për një gjë të tillë por regjisori Edi Rama për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij pasi mori betimet e deputetëve shqiptarë tashmë do t’i kthejë dhe në klloun duke bërë ngjarje të tilla për të treguar që është sulmuar. 

Po të ishte për të sulmuar, do e kishim sulmuar me kohë, por shpresoj që viktimat e radhës se Edi Ramës të mos jenë deputetët e opozitës së re të tij.

Kështu që më vjen shumë keq për rastin që ka ndodhur për zotin Gjoni.

Përgjegjësitë duhet të denoncohen në qoftë se ka përgjegjës dhe shkaktarë të tillë, le të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Ajo çka dua të them është që legjitimiteti i atij parlamenti nuk është më”, tha Monika Kryemadhi.

Share: