Protesta e PD, Myslim Murrizi: Boll u tallëm me shqiptarët, hapni listat dhe pastaj bëjmë politikë

Aktualitet Kryesore Politikë

Demokratike Myslim Murrizi, nga foltorja e Kuvendi i bërë thirrje forcave politike të mos tallen me shqiptarët.

“Jam kundër çdo qeverie që tallet me qytetarët. Boll u tallëm me shqiptarët, si ata brenda në Parlament, ashtu edhe ato jashtë.

Unë përfaqësoj 17 mijë votues, nuk e dorëzova mandatin për t’i dalë kundër atyre që bënë ndryshimin në 2008. Hapni listat dhe pastaj bëjmë politikë.

Me ndryshimet e 2008 sollën kriminelët në Kuvend. Kastriot Islami dhe Ilir Rusmaili forcuan pashallëkun e deputetëve në Kuvend”, tha Murrizi.

Murrizi doli kundër vendimit të PD për të djegur mandatet, vidhin për të cilin Basha e përjashtoi atë nga Partia.

Share: