A do t’i njohë OSBE zgjedhjet, nëse opozita i bojkoton? Ja si përgjigjet ambasadori

Aktualitet Politikë

Kreu i prezences se OSBE, Ambasadori Bernd Borchardt ka perseritur vleresimin e dhene edhe me heret se djegia e mandateve nga ana e opozites eshte një shembull i keq për rajonin.

Sipas tij, vendimi eshte kritikuar nga gjithe nderkombetaret, pasi “ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare”.

Pyetur nese do njihen zgjedhjet nga OSBE nese opozita do te vendose t’i bojkotoje ato, ambasadori dha kete pergjigje:

Nëse opozita i bojkon zgjedhjet, a do t’i njohë OSBE si të ligjshme?

Kjo është diçka që unë nuk e parashikoj dot. Ne pikë së pari e shkurajojmë dhe nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla, apo simbol i stabilitetit në rajon. Tani ne shohim një veprim në parlament, i cili nuk ka precedentë. Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare. Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet.

Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini se në shumë vende ka opozita që bojkoton parlamentin, por kjo nuk funksion se nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare.

Share: