PD: Kryeministri ka pësuar para-infarkt! Rama: Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital

Aktualitet Politikë

Pas lajmit të rremë i cili u shpërnda nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në të cilin thuhej se Kryeministri Rama ka pësuar para-infarkt dhe ka përfunduar në spital, ka reaguar ky i fundit. Ai ka përgenjeshtruar lajmin duke thënë se sapo ka dalë nga studio arti e mikut të tij Adi, duke shfaqur edhe foto. Shefi i qeverisë ironizon ish-deputetin demokrat, duke i përmendur babain e tij, Fahriun, botuesin e Gazetës 55, një prej mediave pranë PD.

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

“Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve,po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse,sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit, FLM për merakun“, shkruan Rama.

Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama

Më herët mbi këtë lajm të rremë reagoi edhe Drejtori i komunikimit pranë Kryeministrisë, Endri Fuga duke përgënjeshtruar lajmin . Fuga u shpreh se opozita e cila nuk ka as vizion as program, trillon lajme të tilla. Në fund ironizon duke thënë “jeni qe jeni, beni nje xhiro neper spitale dhe kontrolloni vet se ju bejne mire ca hapa edhe sot”

Postimi i Endri Fuga:

“Që opozita eshte e lodhur kjo dihet. Qe nuk kane as vizion e as program per te mundur ER edhe kjo s’do mend per tu kuptuar. Por qe do binin aq poshte sa te trillonin lajme si ky i sotmi… Megjithese njerezit e deshperuar bejne gjera te deshperuara. Jane bere per te ardhur keq.
Madje jeni qe jeni, beni nje xhiro neper spitale dhe kontrolloni vet se ju bejne mire ca hapa edhe sot”, shkruan Fuga.

Share: