Basha: Nëse nuk ka zgjidhje politike, në 16 shkurt populli i merr në dorë situatën

Aktualitet Politikë

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje mazhorancës që t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, pasi sipas tij vendi është në krizë totale.

Basha u shpreh se në datën 16 shkurt populli do marrë në dorë fatin e vendit, ndërsa komentoi edhe Projektligjin që po diskutohet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për peshkimin”.

Sot është rasti i parafundit për t’i bërë një thirrje ndërgjegjes së socialistëve të ndershëm, që detyrojnë kukullat e krimit dhe të oligarkisë, që kanë mbushur këtë sallë dhe bandat e qeverisë, t’i thërrasin zërit të arsyes dhe t’i japin rrugë një zgjidhjeje politike përpara se populli të vendosë të marrë në dorë fatet e tij dhe të spastrojë këtë sallë, institucionet nga krimi dhe oligarkia që i kanë kapur prej fyti. Sesa e ka humbur sensin e realitetit, sesa larg realitetit është ky parlament kukull i krimit dhe oligarkisë, mjafton çdo moment retorike qeveritare, siç ishte ky që sapo ndoqëm këtu. Para tre ditësh, vizitova Portin e Shëngjinit dhe pata rastin të bashkëbisedoj me peshkatarët, afro një viti e gjysëm pas vizitës së fundit që kam patur me ta. Gjendja në të cilën ndodhen është tragjike. Porti dukej si i bombarduar nga forca ajrore armike. I vetmi ndryshim ishte me të vërtetë një sipërfaqe e vogël, e rrethuar, ku po ndërtohej Markata e Peshkut dhe nuk kishte peshkatarë dhe qytetarë të Shëngjinit që nuk e dinë që kjo nuk bëhet për peshkatarët por bëhet për ata monopolistë, një grusht monopolistësh dhe oligarkësh, miqtë e Edi Ramës, të cilët janë të vetmit që kanë përfituar nga politika klienteliste të kësaj qeverie. Peshkatarët e tjerë janë lënë në mëshirë të fatit, rrjetat i blejnë dyfishin, trefishin e çmimit, 20-30 mijë euro iu kushton remonti çdo vit.

Sepse në asnjë prej katër porteve kryesore, këta që harxhojnë miliona euro në muaj për PPP-të, për skemën më kriminale të taksave të shqiptarëve, nuk kanë derdhur asnjë qindarkë që, të paktën, këto riparime të bëhen aty, t’i shërbejnë punësimit dhe të ulin koston e operimit të peshkatarëve shqiptar. Jo, nuk ka ndodhur kjo. E vetmja shkallë riparimi është ajo që kemi ndërtuar ne në bashkëpunim me Damën, është në një zonë ushtarake, e cila herë pas here, në një radhë të gjatë, i mundëson ndonjë riparim tani sektorit shqiptar të peshkimit, por shumica detyrohen të shkojnë në Greqi dhe Itali, me çmime të papërballueshme, shkatërrimtare për ta. Ky ishte një moment, por të tilla janë të gjitha pikat e rendit të ditës sot, dje para një jave, para dy javësh, para tre javësh, sepse vendi është në krizë totale dhe kjo sallë nuk ka asnjë lidhje me hallet dhe problemet e përditshme të shqiptarëve, asnjë lidhje.”- tha Basha.

Rasti në Vlorë, të gjitha simptoma të një krize totale që ka mbërthyer vendin. Kam vizituar disa qendra të vendit dhe kam parë një realitet të tmerrshëm, gjysma e bizneseve të mbyllur, gjysma me brenda vetëm një njeri, i vetëpunësuari. Paratë që duhet t’i paguajnë këtyre me gjoba, tejkalojnë cdo fitim minimal nga kjo xhiro. Vendi është në krizë ekonomike e në luks janë një grusht oligarkësh të lidhur me krimin. Si asnjëherë kjo sallë nuk i takon qytetarëve shqiptarëve, por me ata që VOA ua përplasi në fytryrë, me bandat, Shullazët,Avdylajt, me krimin.

Një qeveri dhe një parlament i ulur këtu më votat e krimit nuk ka asnjë hall me qytetarët. Ndaj ata ndihen te braktisur. Institucionet ekzistojnë si pjesë e një kontrate sociale për disa detyra elementare. Siguria zero, shëndetësia në mesjetë, punësimi plaga më e madhe. Gjysma e popullsisë jetojnë me më pak se 5 $ në ditë, a duan t’ja dinë këta, sigurisht që jo. Gjysma e atyre këtu në  sallë nuk kanë asnjë lidhje me këtë.  Çfarë janë 5$ për një kryeministër që brenda një ditë i jep 4.5 mln $ përmes transaksioneve të KESH. Zgjidhja e vetme qeveria tranzitore. Shqipëria e Europa s’do ju lejojë të vijoni këtë maskardë. Nuk do ketë hapje negociatash në qershor, dhe kjo ka vetëm një përgjegjës, kryeministri është faturë e rëndë për vendin s’kemi pse të vazhdojmë tapaguajmë këtë faturë. Zgjidheni politikisht këtë krizë, se prej 16 shkurtit qytetarët do marrin në dorë fatet e tyre për të nisur spastrimet.” -perfundoi kryedemokrati Basha.

Share: