Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e partisë që ajo drejton në qytezën e Cërrikut tha se protesta e 16 shkurtit iu ka dhënë forcë dhe kurajo.
“Jemi të tërë ish-deputetët që përfaqësojmë të dëshirave dhe vendimit të qytetarëve. E themi këtë gjë sepse për herë të parë, deputetët e një Kuvendi morrën një vendim që erdhi nga qytetarët. Protesta e 16 shkurtit na dha frocë dhe kurajo. Parlamenti ka ardhur si rezultati i votës së krimit. Ju e ndjeni përditë në çdo hallkë të shtetit. Ne ndjejmë edhe erën e kalbjes së shtetit. Duhet ndërtuar një sistem i ri”, deklaroi kryetarja e LSI.
Sipas Kryemadhit, në zgjedhjet e 2017-ës, Rama i është lutur LSI për rreth 6 muaj me rradhë për të bërë koalicion me PS-në.
“Pasuritë natyrore nuk i gëzojnë qytetarët shqiptarë po. Ishim ne në pushtet me Edi Ramën, 6 muaj na u lut për të bërë koalicion me ne. por ne nuk pranuan sepse nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte marrë qeveria. Po u bëre me qelbësirën, erë qelbësirë do të vish”, u shpreh Kryemadhi.