Lori Hoxha së fundmi është përfolur gjerësisht në mediat rozë se mund të jetë duke kaluar një periudhë jo shumë të mirë në lidhjen e saj me Vis Bajraktarin.
Flitet se Lori dhe Visi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe arsye është bërë një e tretë.
Madje shumë ndjekëse ia vënë në dukje këtë gjë fashionistes shqiptare, përmes komenteve në fotot e saj.
E megjithatë as Lori dhe as Visi nuk kanë folur publikisht për këtë gjë, por shpesh herë në postimet e tyre në Instagram arrijmë të dallojmë shenja se ç’mund të ketë ndodhur mes tyre.
Visi i fshiu të gjitha fotot e tij me Lorin nga Instagrami po ashtu ato nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram dhe ‘Newsbomb’ ka bërë të ditur se janë Lori dhe Visi janë ndarë përfundimisht.
Madje sipas ‘Newsbomb’ Lori ka nisur dhe një lidhje të re duke lënë pas të kaluarën më Visin dhe marrëdhënien e tyre të gjatë.
360grade.al