Ervin Salianji shkon me USB tek Eni Vasili: Prokuroria ka përgjuar Lulzim Bashën

Aktualitet Kryesore Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ka dhënë një USB, gazetares së emisionit “Open” Eni Vasili, që ta shfaqë.

Sipas tij, aty duket qartë se si Policia dhe Prokuroria kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme selinë e Partisë Demokratike dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha.

Sipas Salianjit kanë qenë në përgjim edhe gazetarë dhe televizione.

“Ka një skandal më të madh. Për turp të tyre, ose ju ka rrëshqitur, Prokurorisë i ka rrëshqitur që në mënyrë të paligjshme forcat operacionale kanë survejuar selinë e Partisë Demokratike dhe kryetarin e saj në mënyrë të paligjshme. 

Është e qartë që kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe ne nuk do ta lëmë me kaq”, tha Salianji.

Share: