Këngëtarja Jonida Maliqi pasi u shpall fituesja e festivalit të RTSH-së, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Ktheju tokës”.
Jonida ka dhënë edhe shumë intervista në disa nga mediat shqiptare, ku është shprehur se gjatë pjesëmarrjes në Izrael, ku do të përfaqësojë Shqipërinë, kënga e saj nuk do të përkthehet anglisht, por si rrallëherë do të këndohet në shqip duke ruajtur identitetin e vendit.
Ndërkohë është publikuar edhe videoklipi i këngës “Ktheju tokës” që është pothuajse i ngjashëm me videoklipin e këngës “Children Of The Wild”, kënduar nga këngëtarët Steve Angello dhe Mako. Klipi i këngës së dy këngëtarëve të huaj është publikuar në YouTube në 16 shtator të vitit 2015, ndërsa klipi i këngëtares Maliqi është publikuar ditën e djeshme në 10 mars 2019.
Në minutën 1 e 32 sekonta në klipin e këngëtares shqiptare, pamjet janë të ngjashme me ato që nis videoja e këngës “Children Of The Wild” të dy këngëtarëve të huaj. Madje përveç skenave të ngjashme, edhe djali që është personazhi kryesor i videos ka një ngjashmëri 99% me djalin në klipin e këngës së Steve Angello-s dhe Makos.
Në të dyja klipet, një djalë vrapon mes flakëve të një zjarri, ku edhe shikimi i tij është i njëjtë në të dyja këngët.
I mbetet publikut shqiptar dhe jurisë së Eurovision-it për të shqyrtuar videoklipin e këngëtares shqiptare Jonida Maliqit, ku nuk përjashtohet mundësia se mund të akuzohet për copyright nga një videoklip që është publikuar nga dy këngëtarë të huaj.
Videoklipi i këngës së këtyre dy të fundit është në YouTube që nga 16 shtatori i vitit 2015.
Shihini me vëmendje të dyja videoklipet dhe jepni mendimin tuaj në komente.