Vazhdon zbulimi i plagjiaturave, edhe “doktor Mziu” me doktoraturë të vjedhur

Sociale

Studiuesi Vladimir Kola në një postim në rrjetet sociale ka bërë publike tezën e doktoraturës të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu e cila rezulton të jetë 40% plagjiaturë.

Ai ka zbuluar disa faqe të cilat Mziu i ka marrë dhe vetëm i ka përkthyer në shqip nga doktoratura të prezantuara në Universitetin Politeknik të Barit.

Pjesë nga postimi i Kolës:

“Zbulimi dhe analiza e Tezës së doktoraturës me plagjiaturë me titull “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomiko-financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, e mbrojtur nga Xhelal Mziu në vitin 2013, pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, me udhëheqës shkencor Prof. Hidajet Shehu.

Edhe kjo plagjiaturë është për të vënë në dukje gjendjen e universiteteve dhe jo për politikë.

Duke vazhduar me plagjiaturën e sotme, në Tezën e doktoraturës në fjalë janë kopjuar pak a shumë 80 faqe, nga katër dokumente në gjuhën italiane, domethënë në përqindje është pak a shumë 40% e tekstit total të Tezës”.

Vladimir Kola dhe Taulant Muka kanë disa muaj që hulumtojnë titujt shkencorë të politikanëve shqiptarë, shumica e të cilëve rezultojnë vjedhje intelektuale.

Share: