Drejtori i Albpetrol Kastriot Bejtaj është shkarkuar nga detyra.
Burime nga Albpetrol konfirmuan për DITA se urdhëri i shkarkimit të Bejtajt ka mbërritur sot dhe ai është zëvendësuar nga Dritan Spahiu.
Spahiu ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Marrëveshjeve për Hidrokarburet në ministri dhe prej disa kohësh ishte transferuar në Albpetrol.
Mësohet se motivacioni i shkarkimit të Bejtaj është “mosrealizim prodhimi”.
Bejtaj u emërua në krye të Albpetrol në janar të 2018, pas largimit të drejtorit të mëparshëm Endri Puka.
Sipas korrespodentit të gazetës DITA në Fier, lajmi për shkarkimin e Bejtaj pritet të konfirmohet zyrtarisht gjatë ditës së nesërme.
/ dita