Pengmarrja? Dritan Leli thyen heshtjen dhe i përgjigjet Berishës

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është shfaqur shëndoshë e mirë pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, aty ku iu përgjigj interesimit të gazetareve në lidhje me denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha pak më parë.

Ndërsa Berisha thoshte se Lelin e kanë marrë peng njerëz të botës së krimit, kryebashkiaku e mohon dhe i kujton të merret me fëmijët e tij.

Në fakt unë jam në qytetin e Vlorë, me sa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. (Qesh) I këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë, vazhdoj të punoj me miq shumë të mirë. Nuk arrijnë dot tek Dritan Leli njerëzit e tillë për të cilët shkuan Berisha”- tha Leli.

Në mesazhin e ish-kryeministrit Berisha thuhet se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është marrë peng në zyrën e tij duke i vënë pistoletën  në kokë dhe Policia e Shtetit e mban të fshehur ngjarjen:

“Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng! Ai është anëtar i bandave kriminale! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor Berisha. Vlora është në ditët më të këqija të terrorit. Prej dy javësh policia e Vlorës po mban të fshehur një ngjarje kriminale. Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli është marre peng në zyrën e tij me pistoletë në kokë nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i dënuar më parë për vrasje) i cili me pas ka kërcënuar edhe tre juristët e bashkisë.

Çështja ka të bëj me pallatin që ka bërë Beni Nazmies, të cilin Dritan Leli bashke me vëllain e tij Eduard Leli duan t’ja prishin dhe t’ja japin tokën për pallat Julian Metushit një kapobande tjetër në qytet. Dritan Leli detyron juristet të firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njëra anë ata janë të frikësuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjetër se do humbin vendin e punës.

Juristet e bashkisë kanë denoncuar në polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po lëviz dhe pse e mban të fshehur. Leli është bërë pjesë e bandave në qytet duke u dhënë leje për pallate, hotele, tendera etj. Pritet që të ketë prap përplasje me armë në Vlorë. Po jetojmë ditë të vështira. Na ruajt zoti fëmijët. Kemi shumë besim te ju doktor se do ndërhyni si duhet”,shkruhet në postimin që Berisha ka publikuar në facebook.

Share: