William S. Burroughs, shkrimtari amerikan i lëvizjes “beat” në letërsi

Histori Kulturë

Me 5 shkurt të vitit 1914 lindi shkrimtari amerikan Uilliam Borous (William S. Burroughs), emri i plotë i të cilit është William Seward Burroughs. Ai lindi në St Louis, Missouri dhe vdiq më 2 gusht 1997 në Laërence, Kansas.

Ai njihet gjerësisht si shkrimtari amerikan i romaneve eksperimentale, të cilat qëllimisht lëvruan një prozë të çrregullt, që shënjonte një botë ankthi.

Uilliam Borous është një nga figurat kryesore të “Beat Generation” e të kundërkulturë, së cilës më vonë do t’i përkushtohej. Ai iu kundërvu fuqishëm militarizmit, materializmit ekonomik dhe ndrydhjes seksuale duke u bërë i njohur në përkrahjen e dukurive kundërkulturë si droga, armiqësia ndaj burokracisë dhe hapja ndaj religjioneve lindore. Ai ishte një ndër shkrimtarët amerikanë më ndikues të rrymës së njohur të kohës së tij, Beat Generation, ku përfshiheshin edhe shrimtarë të tjerë të famshëm si Jack Kerouac and Allen Ginsberg.

Ai ishte nipi i shpikësit të makinës, pikërisht Burroughs dhe u rrit në St. Louis në rrethana komode. U diplomua nga Universiteti i Harvardit në 1936 dhe vazhdoi studimet në degët “Arkeologji” dhe “Etnologji”. Duke qenë i lodhur nga bota akademike, ai bëri një sërë punësh. Në vitin 1943 Burroughs u zhvendos në Neë York City, ku u bë shok me Jack Kerouac dhe Allen Ginsberg, dy shkrimtarë të cilët do të bëheshin figurat kryesore në lëvizjen “Beat”.

Në vitin 1949 ai u zhvendos me gruan e tij të dytë në Meksikë, ku më 1951 e qëlloi aksidentalisht dhe e vrau duke bërë shaka në gjendje të dehur. Duke ikur nga Meksika, ai kaloi nëpër rajonin Amazon të Amerikës së Jugut, duke vazhduar eksperimentet e tij me drogën. Ai jetoi në Londër, Paris, Tangier dhe Neë York City. Në vitin 1981 u vendos në Laërence, Kansas.

Ai e përdori emrin e piktorit William Lee në librin e tij të parë të botuar, Junkie: “Rrëfimet e një të droguari të dëmtuar” (1953), një tregim i jetës së varur. “Dreka e zhveshur” (Paris, 1959, libër që më vonë u bë film) u përfundua pas trajtimit të tij për varësinë nga droga. Të gjitha format e varësisë, sipas Burroughs, janë kundërproduktive për shkrimin dhe i vetmi fitim në punën e tij nga 15 vitet e tij si një “i varur nga droga” erdhi nga njohuritë që ai fitoi nga biznesi i pazakontë, karnaval në të cilin marrësi i drogës është viktima, që dëmton shëndetin e vet.

Në romanet që pasuan, mes tyre “Makina e lehtë” (1961), “Djemtë e egër” (1971), “Shfarosës!” (1973), “Qytetet me netët e kuqe” (1981), “Vendi i rrugëve të vdekura” (1983), “Dyshuesi” (1985), “Toka Perëndimore” (1987) dhe “Edukimi im: Një libër i ëndrrave” (1995) – Burroughs eksperimentoi më tej në strukturat e romanit.

Share: