Test inteligjence: Çfarë ka dashur të thotë ministrja e re e Kulturës?

Aktualitet Kryesore Politikë

Samiti i Diasporës nuk ka qenë vetëm organizimi që u bojkotua nga një pjesë e rëndësishme e diasporës, por edhe vendi ku gafat e anëtarëve të rinj të qeverisë shqiptare nuk munguan.

Një prej rasteve është edhe ministria e kulturës, Elva Margariti , e cila gjatë fjalimit të saj në Samitin e Diasporës ka thënë diçka që është shumë e vështirë të zbërthehet.

“Nuk është çështje, parash, sepse përfshirja e sa më shumë njerëzëve në ndërtimin e këtij muzeu i jep muzeut fuqinë e madhe edukative të forcës tërheqëse drejt vendlindjes. Por është edhe çështje fondesh, sepse sa më shpejt ta ndërtojmë këtë muze, aq më mirë është dhe ndërkohë që shteti ynë pa diasporën, as nuk do të ishte ky që është dhe as nuk do të mund ta bëjë siç duhet të jetë këtë muze, të cilit i ka ardhur koha tashmë. Ju ftoj që të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj!”.

Znj.Margariti e mori postin e ministres së Kulturës pas shkarkimit të paraardhëses së saj Mirela Kumbaro në muajin dhjetor.

Share: