“Kur do flasim?”, Basha përgjigjet për ftesën e Ramës: Me kë të dialogosh, me Dakon, Çyrben…

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar ka theksuar se rruga e nisur është pa kthim, për t’i dhënë fund qeverisë që qeveris me krimin. Basha ka njoftuar se pakti eshte me popullin dhe takimi i radhes, takimi i madh eshte ai me 16 mars. 

Pyetur për ftesën e Ramës për dialog, Basha i ka dhënë këtë përgjigje:

Me këtë të dialogosh, me Çyrben, apo me Dakon, pra një rol të rëndësishëm kanë këtu të gjithë ata njerëz që kuptojnë se nuk është përplasje mes partish, por përplasje për fatin e shqiptarëve. Qeveria e kapur në flagrancë, duke vjedhur votën, duke i gënjyer se edhe pak do e hapim derën e integrimit, kur dihet se në Evropë nuk të pranojnë kur vendi qeveriset nga politikanët e lidhur me banditët dhe krimi.

Nderkohe qe nje pergjigje e ka edhe per mesazhet qe kane dhene nderkombetaret, qe kerkojne nga opozita kthimin ne Kuvend.

“Në vendet e tyre nëse qeveria kapet duke vjedhur votat ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg. Kjo ndodh në cdo vend të Europës ku emigrojnë shqiptarët. Detyra jonë është që këto standarde tia garantojmë shqiptarëve në vendin tonë.   Nuk do pranojmë asgjë më pak pavarësisht se vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo nga njerëz që bëjnë touch down dhe kthehen në vendet e tyre. Shqiptarët nuk hanë e pinë në pritje luksoze në Rogner. Nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike por jetojnë në kushte të vështira”- tha Basha.

Share: