KED hap garën për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Aktualitet Kryesore Politikë Sociale

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pas mbledhjes së radhës ka shpallur vakancën për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, një institucion i munguar deri tani në sistemin e ri të drejtësisë.

Zyra e shtypit njoftoi se me qëllim plotësimin e pozicionit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë do të dërgohet në Kuvend lista me 5 kandidatë të të përzgjedhur dhe renditur mbi bazën e meritave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Pas shpalljes së vakancës, KED fton çdo person të interesuar, që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi publik dhe të paraqesë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shprehjen e vullnetit për të kandiduar në pozicionin vakant për “Inspektor i Lartë i Drejtësisë”.

Në njoftim bëhet me dije se kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 20 mars 2019 dhe të dorëzohen në Gjykatën e Lartë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Drejtuesi i institucionit zgjidhet nga Kuvendi, me tri të pestat e votave me 84 kartona në Kuvend dhe ka një mandat 9-vjeçar.

Share: