Rudina Hajdari denoncon “përjashtimin” nga PD-ja

Aktualitet Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar mbi kërcënimin që ajo pretendon se ka marrë ditën e sotme për përjashtimin e saj nga PD nëse nuk dorëzon mandatin.

Përmes një reagimi në “Twitter” vajza e ish-liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdari ka vënë në dijeni kongresmenë amerikanë dhe eurodeputetë mbi një deklaratë të sotmen të Sekretarit për Marrëdhënien me Jashtë në PD, Gert Bogdani.

“Është mirë ta dini” thotë Hajdari, ndërkohë që publikon edhe deklaratën e Bogdanit.

Ish-deputeti i PD-së në një intervistë për mediat deklaroi se për Hajdarin duhet të ndiqet e njëjta procedurë si me deputetin e përjashtuar, Myslim Murrizi.

Rudina Hajdari@rudina_hajdari

Good to know! @HouseForeign @RepEliotEngel @EPPGroup @EduardKukan @OSCEinAlbania @EUinAlbania @USEmbassyTirana @JosephDaul @JasminMuj @HarryBajraktari @lsemini @LSorecaEU @knufleckenstein @MarkGjonajNY @jndisi @moorejonathanm @BalkanInsight @POLITICOEurope @davidmcallister

Blendi Salaj@BlendiSalaj

#Albania opposition MP @rudina_hajdari will be expelled from DP if she doesn’t forfeited her mandate as other DP MPs have done was what @Gert_Bogdani declared on #ditajone at @A2_CNN this morning.

View image on Twitter

 

Share: