Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra, arrestohet autori

Aktualitet Kronikë

Dashamir Xhepa, autori i dyshuar i vrasjes së Lirie Xhepës, është arrestuar nga Policia e Tiranës. 49-vjeçarja u gjet e pa jetë mes shkurreve në një rrugë dytësore pranë kodrave të liqenit të Sharrës, më 13 Shkurt. Po atë ditë, policia identifikoi si autor të dyshuar kunatin e saj, Dashamir Xhepën.

“Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së Lirie Xhepës janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendndodhjen e autorit të dyshuar, Dashamir Xhepa dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehohej. Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M. S., për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të Xhepës dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M. S.

Share: