“U nisën për të rrëzuar Ramën, më rrëzuan mua”, kryeministri ironizon me komentin e Murrizit

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi ditën e sotme Kryesinë ku ndër vendimet e marra ishte edhe ai për të larguar nga partia deputetin Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi të dorëzonte mandatin.
Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili nëpërmjet një postimi në  rrjetin social Instagram ironizon komentet e Murrizit “U nisën për të rrëzuar Ramën, më rrëzuan mua”. Kreu i Qeverisë deklaratën e Murrizit e shoqëron me të qeshur.

Share: