I mori jetën bashkëshortes, nënë e 6 fëmijëve, dosja çohet në gjykatë

Sociale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka dërguar sot në gjykatë dosjen në ngarkim të Çelnik Shaholli, akuzuar se ka kryer vepren penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

I pandehuri akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, 40-vjeçares Adriana Shaholli si pasojë e xhelozisë ndaj saj duke e akuzuar se kishte marrëdhënie me pronarin. Në konflikt e sipër ai e ka shtyrë dhe gruaja ka përplasur kokën në dysheme.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 qershorit në banesën e familjes Shaholli në Kënetë të Durrësit.

Adriana Shaholli, nënë e 6 fëmijëve, nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të një hematome në tru nga goditja.

“Nuk doja ta vrisja, si mund të lija jetimë fëmijët e mi”, mësohet të ketë thënë i pandehuri në polici.

Ndërkohë nga hetimet e Prokurorisë rezulton se e ndjera është vrarë me mjete të forta prerëse.

Share: