“E enjtja parlamentare”, Rama i kthehet deputetit të opozitës: Nuk jemi ëngjëj, as djaj, jemi shqiptarë me të metat dhe të mirat tona

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama, gjatë replikës që ka pasur me deputetin e opozitës së re parlamentare Halit Valteri, iu drejtua duke i thënë “je engjëll djallëzor që flet me gjuhën e së shkuarës”.

Rama më tej u shpreh se sidoqoftë sheh tek Valteri disa veçori të një politikani të ri, që mund të bëjë përpara nëse i shmanget fjalëve fyese, siç kanë bërë politikanët shqiptarë në 30 vjet në Kuvend.

Imagjinoni ju zoti Valteri që djali juaj të thotë që drejtori kështu e ashtu, duke shpifur. Do ta merrje djalin për dore e do e çoje në shtëpi e do thuash nga na doli ky. Si e thua këtë ti “parlamenti i kriminelëve”. Natyrisht kemi pasur ne probleme dhe ata kanë pasur probleme e ata probleme janë adresuar. Nuk ka këtu engjëll e djaj këtu.

Ne nuk jemi engjëll , por as djaj. Je ëngjëll djallëzor shfaqesh si një politikan i ri. Unë të uroj suksese. Nëse do të jesh i ri në politikë, mos fol si ata që të kanë sjell këtu, sepse ai është mëkati më i madh që është bërë këtu 30 vjet. Nuk ka qeveri që nuk gabon, kudo. Ama parlament në botë që të jetë klub, që pa pasur raki përpara vetëm këtu ndodh. Jemi shqiptarë me të metat tona dhe të mirat tona”, tha Rama.

Share: