Koronavirusi, SHBA sulmon sërish OBSH-në: Dështimi në dhënien e përgjigjeve kushtoi shumë jetë

Kryesore Rajon/Botë

SHBA

“Dështimi i përgjigjes së OBSH-së ndaj pandemisë së koronavirusit ka kushtuar shumë jetë njerëzore”. Kështu ka thënë sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar duke iu drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai mbështet dhe njëherë tezën e mëparshme të presidentit Donald Trump se OBSH nuk e dha në kohë alarmin për koronavirusin nga presioni i madh që kishin nga Kina.

“OBSH ka dështuar në mënyrë dramatike në dhënien e informacione mbi pandeminë e koronavirusit dhe kjo nuk mund të ripërsëritet më”- ka thënë Alex Azar.

Kujtojmë që një muaj më parë presidenti Donald Trump udhëzoi administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Trump tha se OBSH-ja “ka dështuar në detyrën e saj themelore”: përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai e akuzoi OBSH-në, për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, dhe tha se ajo duhet të mbahet si përgjegjëse.
Më herët, Trump e ka akuzuar OBSH-në për njëanshmëri ndaj Kinës.

Share: