Basha: Djegia e mandateve, lëvizje pro integrimit në Europë

Aktualitet Politikë

Pas takimit me Bujar Nishanin i cili mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, lideri i demokratëve Lulzim Basha është shprehur se opozita kërkon qeveri tranzitore.

Përballë medias, Basha u shpreh në terma të tjerë, se çfarë do të thotë për të qeveria tranzitore.

Sipas kryedemokratit një qeveri tranzitore nënkupton çlirimin e shqiptarëve nga blerja e votës si dhe në rradhë të parë dërgimin e kryeministrit Rama e kryebashkiakut Vangjush Dako drejt procesit penal.

“Rama duhet të japë dorëheqjen, duhet të jetë në burg. Të gjithë ata që kanë vjedhur duhet të jenë në burg. Vangjush Dako duhet të shkojë në burg, Damian Gjiknuri që është kapur duke vjedhur vota, duhet të shkojë në burg, Taulant Balla duhet të shkojë në burg, në burg i çon drejtësia, por duhet një qeveri që nuk e pengon drejtësinë. Hapi i parë është dorëheqja e Ramës”

Në lidhje me djegien e mandateve, Basha është shprehur se akti është një lëvizje pro evropiane.

“Nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë sesa kjo që ka vendosur PD dhe opozita. Nuk ka kthim prapa, nuk është vetëm djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament fasadë.  Ata mund të mblidhen mund të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët do ti përgjigjen dhe ne do jemi në krah të tyre, që ditën e enjte.”

Share: