Lakorja e infeksionit në Itali duket se po fillon të ulet. Ditën e sotme u regjistruan 433, 49 më pak se të shtunën, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 23.660.
Kurba e infeksionit duket se ka filluar rënien e saj, me numrin e personave të infektuar aktualisht me 486 brenda një dite, një rënie prej 323 që nga e shtuna.
Autoriteti i mbrojtjes civile në Itali tha se numri i shtretërve të kujdesit intensiv në përdorim vazhdon të bie.
Deri më tani, Italia ka regjistruar 178.972 raste pozitive, prej të cilëve 47.055 kanë fituar betejën me pandeminë./bota.al/