Nga analiza e më shumë se 100 bojkoteve politike të ndodhura pas vitit 1990 në botë, në 99% të rasteve kanë qenë partitë bojkotuese ato që kanë dalë të dëmtuara.
I vetmi përjashtim nga kjo listë është një bojkot i ndodhur në fillimin e viteve 1990 në Peru, në një periudhë të pazakontë për vendin, në pragun e një lufte civile
Këtë e thotë një studim i udhëhequr nga Harvardi dhe Universiteti i “Brookings”.
Sipas tij, partitë e opozitës dalin më të dobëta nga zgjedhjet që kanë pasuar bojkotin, pavarësisht problematikave në secilin vend.
Dy janë rastet më esktreme të cituara nga Harvardi. I pari është ai i Serbisë në vitin 1997. Opozita e kohës vendosi që të mos hynte në zgjedhje, duke i shtruar rrugën Milosheviçit për një mandat të ri, gjatë të cilit ndodhi lufta e Kosovës dhe shpërbërja finale e ish-Jugosllavisë.
Në Liban, opozita e krishterë e cila kontrollonte 1/3 e Parlamentit vendosi të bojkotonte edhe ajo në vitet 1990. Kjo i dha dorë të lirë partisë që ishte në shumicë që të vendoste një diktat mbi vendin, duke iniciuar një luftë të përgjakshme fetare.